Agjencia hapësinore amerikane planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në sipërfaqen e Hënës brenda vitit 2030. SHBA-të synojnë që me planin e ri hapësinor jo vetëm të rikthehet në satelitin e Tokës, por edhe të bëjë gati infrastrukturën për të ngritur baza të përhershme në Mars.
Në kuadër të politikës kombëtare të Presidentit Trump, Amerika përkushtohet të kthehet në Hënë, të ndërtojë infrastrukturat për të qëndruar dhe të bëjë investimet e duhura për synimin tjetër më të madh, qëndrimin në planetin Mars, por edhe përtej tij.
NASA dhe Departamenti i Energjisë i SHBA-ve kanë sigluar një memorandum për ndërtimin e një reaktori bërthamor për t’u përdorur në sipërfaqen e Hënës brenda vitit 2030.
Agjencia hapësinore amerikane bën të ditur se kjo marrëveshje me ministrinë e linjës është në kuadër të programit Artemis dhe misioneve të ardhshme të NASA-s në planetin Mars, dhe promovon vizionin e presidentit Donald Trump për superioritet hapësinor, me objektivin për t’i garantuar SHBA-ve lidershipin botëror në eksplorimin dhe tregtinë hapësinore.
Robotët shtëpiakë po hyjnë në shtëpitë tona!
Si u shua dashuria e Millennials për internetin
Në kuadër të politikës kombëtare të Presidentit Trump, Amerika përkushtohet të kthehet në Hënë, të ndërtojë infrastrukturat për të qëndruar dhe të bëjë investimet e duhura për synimin tjetër më të madh, qëndrimin në planetin Mars, por edhe përtej tij. Për përmbushjen e këtij objektivi është e nevojshme shfrytëzimi i energjisë bërthamore, e cila do të jetë në gjendje të prodhojë energji elektrike të sigurt, efikase dhe të bollshme, që të funksionojë për vite të tëra pa nevojën e rifurnizimit.
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...