Shtetet e Bashkuara e shohin Bashkimin Evropian si prioritet kryesor në përpjekjet globale për të bindur aleatët të mos blejnë pajisjet e telekomunikacionit të Huawei për rrjetet 5G.
Pas disa takimeve me Komisionin Evropian dhe qeverinë Belge në Bruksel, zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguan një mesazh për vendet Evropiane: Huawei është kërcënim për sigurinë tuaj kombëtare.
SHBA-të tremben se Kina mund të përdorë pajisje për spiunazh, një shqetësim të Huawei thotë se është i pabazë. Lëvizja për të ftohur marrëdhëniet mes Huawei dhe një prej tregjeve të saj më të mëdha siç është Evropë do të tensionojë më tej raportet mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Teknologjia e Huawei përdoret gjerësisht në Evropë. Në SHBA është e ndaluar megjithatë kompanitë Amerikane mund ti shesin teknologjinë Huawei.
Shtetet e Bashkuara japin si provë për rrezikun që vjen nga Huawei statusin e Kinës si një shtet njëpartiak.
Sipas raportimeve Komisioni Evropian ka përgatitur një draft për ndalimin teknologjisë 5G të Huawei.
Shqetësimet po rriten në Gjermani. Britania është skeptike. Por në Francë situata është tjetër. Vendi thotë se nuk ka informacionin që SHBA zotëron dhe nuk mund të marrë vendime mbi gjëra që nuk i di.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...