Dje Google prezantoi serinë e fundit të telefonave Pixel dhe këto janë çmimet e tyre në Evropë.
Linja më e fundit e telefonave Google Pixel 9 është prezantuar zyrtarisht mbrëmë, ndërsa Google ka shpallur edhe çmimet sipas rajoneve, ku do të dalin në shitje këto pajisje.
Kur bëhet fjalë për Europën dihen çmimet për Gjermaninë, Holandën dhe Britaninë e Madhe.
Është interesante se në Gjermani, klientët marrin më shumë hapësirë ruajtëse për çmimin bazë për të gjitha pajisjet Pixel 9, duke përfshirë Pixel 9 Pro Fold.
Kështu, Google Pixel 9 në variantin 12/128 GB do të kushtojë 899 euro, ndërsa modeli 12/256 GB do të kushtojë 999 euro.
Çmimi për Google Pixel 9 Pro është 1099 euro (16/128 GB), 1199 euro (16/256 GB) dhe 1329 euro (16/512 GB).
Sa i përket Google Pixel 9 Pro XL, ai do të jetë i disponueshëm në katër variante memorie dhe ruajtjeje, me çmime 1199 euro, 1299 euro, 1429 euro dhe 1689 euro për 16/128 GB, 16/256 GB, 16/512 GB dhe 16 GB/1 TB variantet.
Më në fund, Pixel 9 Pro Fold do të kushtojë 1899 dhe 2029 euro për variantet me 16/256 GB dhe 16/512 GB memorie dhe ruajtje. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...