Imazhet e rrjedhura e tregojnë Cullinan SUV, në tërë lavdinë e tij, para prezantimit zyrtar
Kjo javë është vendimtare, për të shumëpriturin SUV nga Rolls-Royce, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, e kemi parë të mbuluar me kamuflazh, teksa testohej në terrene të ndryshme, si dhe një fotografi zyrtare, kur tregon vetëm një pjesë të Cullinan.
Para prezantimit zyrtar, ka rrjedhur imazhi që ia tregon shumicën e trupit, pa përfshirë pjesën e pasme. Ende nuk dihet kush e ka realizuar, por besohet që imazhi të jetë shkrepur në ndonjë aktivitet privat që e ka zhvilluar RR.
Rezolucioni nuk është i mirë, por vërehet një prej gjërave kryesore që prisnin entuziastët. Megjithëse ishte parë grilli i veçantë që e ka, si dhe platforma e huazuar nga Phantom, ka pasur interesim të madh, për të kuptuar sistemin e hapjes së dyerve të pasme.
Sikurse çdo Rolls-Royce tjetër, as Cullinan nuk bën dallim nga ky sistem i hapjes, gjë që shihet në fotografinë e siguruar. /Telegrafi/

Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë