Punëtorët e magazinës së Amazon janë të vendosur të protestojnë për kushtet jonjerëzore të punës në demonstratat e planifikuara në të gjithë Europën.
Kjo protestë do të ndodhtë nesër, pikërisht kur pritet të shënohet e “Premtja e Zezë”, transmeton portali arbresh.info
Qindra punonjës të Amazon po punojnë me sindikatën britanike GMB dhe planifikojnë të mblidhen jashtë pesë qendrave të përmbushjes së kompanisë të premtën. Ndërkohë, në Itali dhe Spanjë është planifikuar një grevë 24-orëshe.
Protesta më e madhe pritet të shënohet në Rugeley, afër Birminghamit, kur pritet të protesojnë më shumë se 100 punëtorë.
Sipas punëtorëve në kompaninë Amazon, kushtet e punës në këtë kompani janë çnjerëzore. Sipas tyre, disa nga punëtorët kanë thyer eshtrat, janë rrëzuar pa ndjenja dhe janë marrë me ambulancë.
Në raportin e sindikalistëve thuhet se një grua shtatzënë është detyruar që të qëndrojë në këmbë për 10 orë, pa guxuar që të ulet në karrike.
Në vitin 2017, një gazetar i Daily Mail i ka përshkruar kushtet e punës në Amazon me ato të një “ferme kafshësh”.
Ndërkaq, kompania Amazon që udhëhiqet nga një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos, ka mohuar këto raporte dhe ka shtuar se aty “thjesht punohet”./arbresh.info/
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...