OnePlus ka premtuar një pajisje 5G këtë vit. Në Kongresin Mobil Botëror kompania në një farë mënyre e mbajti premtimin.
Ndryshe nga gjithë ai lumë pajisjesh 5G që debutuan, kompania na ofroi vetëm një prototip i cili ende nuk është gati të debutojë.
Produkti u shfaq nën tendën e Qualcomm duke qenë se prezenca e OnePlus ka qenë me dyer të mbyllura në këtë aktivitet.
Për prodhuesin e çipeve është një tjetër mundësi për të treguar sesi teknologjia e tij është bërë kaq popullore.
Në tendën e Qualcomm, OnePlus simuloi një lojë mbi rrjetin 5G dhe shërbimin cloud. Falë teknologjisë 5G lojtarët mund të luajnë lojëra të mëdha nga cloudi të cilat zakonisht luhen vetëm duke u shkarkuar nëpër kompjutera.
Bazuar në aktivitetet e kaluara të OnePlus, presim që telefoni i kompanisë të mbërrijë në verë. Zakonisht në këtë periudhë është sjellë edhe një version i telefoni ndërsa këtë vit pritet OnePlus 7
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...