“Ka ardhur koha për ndryshime”, shkroi Jan Koum, bashkëthemeluesi i WhatsAppit, në një postim në rrjetin social.
WhatsAppin e bleu Facebooku në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë dhe Koum mbeti pjesë e Facebookut, ndërsa bashkëthemeluesi tjetër, Brian Acton u largua vitin e kaluar.
Koum shkroi se do të marrë tani një pushim për të bërë gjëra tjera.
Sipas medieve në SHBA, përcjell Telegrafi, në vendimin e Koumit për t’u larguar nga Facebooku e në heqjen dorë nga funksioni drejtues mund të ketë kontribuar një grindje për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
Në një përgjigje ndaj deklaratës së Koumit, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg shkroi se do t’i mungojë bashkëpunimi me të.
“Jam mirënjohës për të gjitha ato që më mësove, midis tyre atë për kodimin dhe për aftësinë e kodimit për t’ua marrë pushtetin sistemeve të centralizuara dhe për ta kaluar atë në duart e njerëzve”, tha Zuckerberg.
Tërheqjen e Koumit, vëzhguesit e vlerësojnë si hap të pazakontë.
Deri tani grupi drejtues i Facebookut i pati qëndruar besnik ndërmarrjes në skandalin më të fundit të të dhënave me Cambridge Analytica.
Në të gjithë botën, WhatsAppin e përdorin 1.2 miliardë vetë, /arbresh.info
Vdekja e ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Rama: Lamtum...
Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi
Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapj...
Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona në Ukrainë
Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devij...
Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin para Paradës s...