Qeveria britanike ka menduar të vendosë një limit kohor për përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e adoleshentëve. Lajmi bëhet i ditur nga ministri për Dixhitalizimin dhe Kulturën, Matt Hancock.
Ideja është ajo e vendosjes së një limiti prej disa orësh në përdorimin ‘online’ të platformave të ndryshme sociale, në përpjekje për të menaxhuar kohën në internet.
“Ekziston një shqetësim i thellë për kohën që kalojnë të rinjtë para aparateve telefonikë apo kompjuterëve dhe impakti negativ që mund të ndikojë në jetën e tyre, – ka thënë ministri. – Është e drejtë të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë në këtë rast.
39 vjeç dhe me tre fëmijë, Hancock është diplomuar në Oksford dhe ka votuar “remain” në referendumin e Brexit-it. Ai është një adhurues i flaktë i teknologjisë, aq sa ka krijuar, duke qenë ministri i vetëm në historinë e Britanisë, një aplikacion përmes të cilit çdo ditë chaton me dhjetë mijë ndjekësit e tij./gsh/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...