Një vegël e re e gjenerimit të fotografive, i ofruar nga OpenAI, është aq i popullarizuar sa po shkakton probleme me krijimin e llogarive të reja.
OpenAI po rrit me shpejtësi audiencën e saj për ChatGPT, dhe shtimi i veçorisë më të fundit të gjenerimit të fotografive ka rritur më tej popullaritetin e chatbot-it të AI.
Dje, CEO i kompanisë Sam Altman njoftoi se shërbimi kishte shtuar një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, duke e quajtur atë kërkesë “biblike” për gjenerimin e imazheve.
Kur kompania njoftoi disponueshmërinë e gjeneratorit të fotografive javën e kaluar, qëllimi ishte ta bënte atë të disponueshëm për përdoruesit e të gjitha niveleve të abonimit ChatGPT.
Megjithatë, interesimi i madh i njerëzve çoi në vonesën e versionit falas. Tani kompania ka raportuar probleme me regjistrimet e reja në shërbim. /Telegrafi/
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...