Sipas mediave japoneze, Nissan po mendon ta “rikthej në jetë” modelin legjendar Silvia, por me një ndryshim tejet të rëndësishëm.Modeli Silvia nga Nissan i njohur ndryshe si 200 SX dhe 240 SX, do të duhej të kishte pasuesin, por kësaj radhe do të jetë plotësisht elektrik.
I tërë plani është zhvilluar duke u bazuar në renderin elektrik të Silvia që u shfaq vitin e kaluar, e që është vepër e nënpresidentit të Nissan për Evropë, Matthew Weaver.
Deri më tani nuk ka detaje për projektin e “rikthimit në jetë” të modelit Silvia, përveç që vetura mund të pritet që të shfaqet në treg në vitin 2025.Vetura në render është inspiruar nga modeli i gjeneratës së parë që debutoi në vitin 1964 në panairin e veturave në Tokio, e kjo mund të shihet edhe nga linja që ndan pjesën e sipërme me atë të poshtme të karrocerisë.

Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...