Nissan dhe partnerët e EDF do të përshpejtojnë adoptimin e makinave elektrike

11:28 | 19 Shtator 2019

Nissan do të jetë përgjegjës për shitjen e automjeteve elektrike kompatibile me teknologjinë V2G, kurse EDF Group do të mbikëqyrë zgjidhjet për mënyrat e karikimit V2G dhe shërbimet relevante.

Prodhuesi japonez i makinave Nissan dhe kompania franceze EDF Group kanë rënë dakord të ndihmojnë në përshpejtimin e shpërndarjes të mobilitetit elektrik, veçanërisht përmes karikimit inteligjent të automjeteve elektrike në Britani, Francë, Belgjikë dhe Itali, njoftoi EDF.

Marrëveshja e bashkëpunimit të kompanive përqendrohet kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve efikase dhe me kosto efektive për karikimin e zgjuar, duke bashkuar teknologjitë e zhvilluara dhe të zotëruara nga të dyja kompanitë, tha EDF.

Si pjesë e marrëveshjes, Nissan do të jetë përgjegjës për shitjen e automjeteve elektrike kompatibile me teknologjinë V2G, kurse EDF Group do të mbikëqyrë zgjidhjet për mënyrat e karikimit V2G dhe shërbimet relevante.

Automjeti nën sistemin V2G do të konsiderohet jo vetëm një mjet transporti, por do të shërbejë si një termocentral i lëvizshëm që gjeneron energji elektrike në rrjetin e energjisë kur është e nevojshme.

Konsumatori mund ta shesë energjinë e ruajtur në automjetin elektrik në rrjet, duke gjeneruar të ardhura shtesë për të kompensuar kostot e pronësisë së automjetit, tha EDF./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara