Para disa ditësh, Apple prezantoi prodhimet e reja, të cilat përfshijnë iPad-in 9.7 inç, iPhone SE 128 GB, si dhe opsionin e ri të ngjyrës për iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.
Megjithatë, kompania nga Kupertino ende nuk ka publikuar modelet e reja iPad, prezantimi i të cilave pritet gjatë prillit.
Raportet flasin se iPad Pro i ri 10.5 inç ka hyrë në fazën e prodhimit të kufizuar dhe se në shitje do të gjendet kah fundi i muajit të ardhshëm.
Tableti, së pari, në shitje do të gjendet në Amerikë dhe vendet tjera të përzgjedhura, derisa shitja globale do të vijë pas shtimit të prodhimit të pajisjes.
iPad Pro do të jetë model nga segmenti premium, do të ketë procesor Apple A10X dhe harduer të brendshëm të përditësuar.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për red...
Lirohet nga burgu në Serbi ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llo...
Trump në darkën e shtruar për Charls III: Edhe Mbreti është ...
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...