Elon Musk tha se po zhvillon një rival të Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale xAI, duke njoftuar planet për një platformë të quajtur Grokipedia.
Musk, pronar i platformës së mediave sociale X, tha se shërbimi i ri do të ishte një “përmirësim i madh” në krahasim me enciklopedinë online të themeluar prej kohësh, hyrjet e së cilës krijohen dhe redaktohen nga vullnetarë, transmeton Telegrafi.
Miliarderi e ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamje të krahut të majtë. Vetë Musk është afruar gjithnjë e më shumë me pikëpamjet e krahut të djathtë.
Aleati i Musk, David Sacks, i cili u emërua së fundmi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si komisioner për inteligjencën artificiale në administratën e tij, kritikoi përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për të trajnuar softuerin e AI-së pak para njoftimit të Musk.
Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i i xAI-së, Grok. Megjithatë, Grok ka tërhequr polemika në muajt e fundit pasi bëri deklarata antisemite, të cilat kompania e Musk ia atribuoi programimit të gabuar.
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...