Google ka përditësuar statistikat e versioneve të platformës së saj Android sot në faqen e saj pas raporteve interesante të zbuluara muaj më parë.
Në muajin shtator, Lollipop gjendet në 21% të të gjitha pajisjeve me platformë nga gjiganti Google, Android. Kjo është hera e parë, transmeton arbresh.info, që versioni Lollipop ka kaluar shifrën mbi 20% të përdoruesve. Ashtu siç mund ta shikoni edhe në tabelën më poshtë, kalkulimi përfshin edhe instalimet e versionit Android 5.0 dhe Android 5.1, pasi të dy versionet janë të emëruar Lollipop.
KitKat ende udhëheq me 39.2% të instalimeve, i ndjekur nga tri versionet e tjera të Android Jelly Bean, që në përgjithësi mburren me 31.8% të tregut.
Bazuar në statistikat, krijuesit e telefonave me platformë Android janë duke prodhuar produkte që përdorin platformën e fundit Android Lollipop, derisa në të njëjtën kohë janë edhe duke i përditësuar pajisjet e vjetra në sisteme të reja operative./arbresh.info
Gjithçka që duhet të dini për dhimbjen e kokës
Sylvinho: Ky është futbolli jam i zhgënjyer për rezultatin, ...
Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mi...
Hysaj: Serbët kishin më frikë se ne për të luajtur futboll, ...
Kurti kujton tetë dëshmorët e UÇK-së në Bllacë: Jetë të flij...
Asllani: Kjo skuadër ka shumë kualitet na mungojnë vetëm gol...