Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka kujtuar tetë ushtarët e UÇK-së të fshatit Bllacë të Suharekës që ranë dëshmorë.
Ai tha se dëshmorët e lirisë, janë shumësia e jetëve njerëzore të dhëna në rrugën e popullit të Kosovës për liri, shkruan Arbresh.info.
“Jetë të flijuara por kurrë të shuara, si jetë të përjetësuara në kujtesën e popullit dhe në historinë e vendit” u shpreh ai.
“Nga rreth 80 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishin nga Bllaca, gjatë luftës në Kosovë, tetë ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë: Bislim Zekolli (1953 – 1998), Mehmet Lumi (1969 – 1999), Salih Kermeni (1983 – 1999), Shaban Iballi (1971 – 1999), Sadri Guraziu (1980 – 1999), Sahit Tixhaj (1974 – 1999), Kadri Qollaku (1981 – 1999) dhe Imer Krasniqi (1957 – 1998).
Bislim Zekolli u vra më 23 gusht 1998, i pozicionuar në shteg te Drumi prej ku po luftonte kundër forcave armike serbe, ashtu siç vazhduan të luftonin vëllezërit e tij dhe shokët e Bislimit nën armë, që kompanisë së tyre ia vunë emrin e tij. Të nesërmen më 24 gusht 1998, u vra edhe Mehmet Lumi, që atë ditë luftoi plot trimëri. Salih Kermeni u vra më 30 mars 1999, teksa forcat serbe po qëllonin me predha drejt fshatit Bllacë. Të nesërmen, më 31 mars 1999, në luftime të ashpra në distancë të afërme, u vra ushtari Shaban Iballi. Ndërkaq, Sadri Guraziu u qëllua për vdekje nga një predhë më 16 prill 1999.”
“Më 23 maj 1999, ra dëshmor Sahit Tixhaj, gjatë një aksioni luftarak te mikrotoponimi Bajrak. Fare pak ditë para përfundimit të luftës në Kosovë, më 5 qershor 1999, ditën kur i vrau tre policë serbë, ra dëshmorë në luftime Kadri Qollaku. Një vit më parë, më 16 qershor të vitit 1998, te vendi i quajtur Guri i Ujkut, kishte rënë dëshmor Imer Krasniqi, baba i 11 fëmijëve, prej të cilëve dy djem të tij i ishin bashkuar UÇK-së bashkë me babain e tyre.”, ka shkruar Kurti.
“Dëshmorët e lirisë, janë shumësia e jetëve njerëzore të dhëna në rrugën e popullit të Kosovës për liri. Jetë të flijuara por kurrë të shuara, si jetë të përjetësuara në kujtesën e popullit dhe në historinë e vendit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës – u kujtofshin ndër breza!”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...