Microsoft pritet të lansojë Surface Pro 7 të ri gjatë javës tjetër.
Kompania po ashtu mund të shfaqë dy variante të të njëjtit model, sipas burimeve.
Microsoft mund të prezantojë një version të rifreskuar të modelit aktual Surface Pro me disa modifikime të vogla, por edhe një ndryshim të madh në hartimin dhe tiparet e të njëjtës pajisje në fushat e harduerit dhe dizajnit.
Modeli i ri është me emrin e koduar Campus, dhe pritet të ketë një dizajn “pa skaje”. Kjo do të thotë që Microsoft do të zvogëlojë madhësinë e skajeve rreth ekranit, dhe dizajni mund të ngjasojë me Apple iPad Pro.
Karakteristikat e reja përfshijnë USB-C në vend të USB-A si dhe portin MiniDisplay, ndërsa 4G LTE do të ofrohet që nga fillimi. Ekziston mundësia që ky model të lansohet si Surface Pro 7, për ta dalluar nga pjesa tjetër e formacionit.
Modeli tjetër, i cili duket i njëjtë me atë Surface Pro 6 ekzistues, mban emrin e koduar Harper dhe mund të marrë një port USB-C në vend të MiniDisplay.
Detajet specifike Microsoft do t’i paraqesë më 2 tetor.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...