Eklipsi hënor më i gjatë i këtij shekulli pritet të ndodhë këtë muaj. Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqërremtë dhe mund të themi lirisht që qielli do të përgjaket.
Këtë të premte me datë 27 korrik, do të keni mundësi të shikoni edhe planetin Mars, si pasojë e një eklipsi të gjatë hënor. Ky është eklipsi i dytë i këtij viti, pas atij të parit që ndodhi më datë 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Kështu që mbajini sytë nga qielli me datë 27 pasi eklipsi i ri hënor do të zgjasë një orë e gjysmë dhe 43 minuta, ndërsa i gjithë fenomeni rreth katër orë.
Gjatë eklipsit të plotë hëna e përgjakur merr një tjetër emër. Ndërsa ajo që shohim ne dhe na duket e përgjakur, është thjesht reflektim i dritës së diellit. Megjithatë fenomeni do të mund të shikohet vetëm nga britanikët, nëse moti ia lejon një gjë të tillë. Ndërsa pjesa tjetër e botës do të humbë fillimin e eklipsit, ose të gjithin.
Eklipsi i plotë është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli alinjohen dhe hëna e plotë kalon pas planetit tonë, duke rënë në hijen e tij.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...