Zhvillimi vrullshëm teknologjik dhe sidomos inteligjenca artificiale, është duke zënë vend gjithnjë e më shumë në aktivitetin e përditshëm të njeriut.
Dhe këtu nuk bën përjashtim bujqësia. Për të mos qëndruar pas në kohë, kompania e famshme e prodhimit të makinerive bujqësore, John Deere ka vendosur të investojë 305 milionë dollarë për blerjen e “Blue River Technology”.
Kjo e fundit ka ndërtuar një mekanizëm në gjendje që të dallojë “barin e keq” tek të mbjellat dhe më pas të përcaktojë dozën e kimikateve që duhen hedhur mbi të për ta zhdukur nga ara.
E gjitha kjo mundësohet falë një sistemi kamerash, që dërgojnë të dhënat tek pajisja qendrore ku është e vendosur AI. “Blue River Technology” thotë se parametrat e spërkatjes dhe të identifikimit mund të ndryshohen nga vetë fermerët.
Ky është shërbimi i parë që John Deere synon të përvetësojë dhe ta përshtasë me traktorët e tij, por jo i vetmi. Kompania amerikane thotë se ambicia e saj është të zgjerojë edhe më tej inteligjencën artificiale në shërbim të bujqësisë, pse jo duke ndërtuar një traktor që të mos ketë nevojë për drejtues dhe të kryejë të gjitha funksionet në shërbim të prodhimit në mënyrë të pavarur.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...