3D Touch është njëra nga funksionet më të mëdha në iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus që i lejon pajisjeve të kuptojnë se me çfarë presioni jeni duke shtypur ekranin. Kjo ka bërë që edhe shumë aplikacione në iOS të përditësohen për të mbështetur këtë veçori që ofron një numër të madh funksionesh duke shtypur në ekran. Instagram është pjesë e këtyre aplikacioneve dhe që nga sot duket që rrjeti social ka lëshuar diçka të ngjashme edhe për versionin në platformën Android.
Edhe pse versioni 7.13.0 nuk është në dispozicion në Google Play Store, ju mund të shkarkoni aplikacionin në formatin APK duke klikuar këtu, shkruan arbresh.info. Megjithatë, duhet të keni parasysh që kjo nuk është një njoftim zyrtar nga kompania pasi ajo mund të jetë duke testuar funksionin e ri në këtë version.
Sigurisht që versioni në Android nuk kupton se sa shumë presion i shkaktoni pajisjes, por një gjë e tillë mund të kuptohet nëse ju mbani më të shtypur ekranin në një pjesë të caktuar./arbresh.info
Policia sekuestroi pesë armës zjarri gjatë javës së kaluar n...
Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve
Zyrtare: Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Bata...
Varroset sot 3-vjeçari i cili vdiq pasi u godit me veturë n...
Grabitja në një barnatore në Pejë – arrestohet një per...
Putin takohet me Ministrin e Jashtëm të Iranit në Moskë