Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri dhe bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Ivica Batarelo.
Batarelo është 27-vjeçar dhe ka një karrierë të pasur në disa klube të njohura të rajonit. Ai ka luajtur për Hajduk Split, NK Krsko dhe Zmijavci në Kroaci.
Gjithashtu, ai ka bërë karrierë edhe në Bosnje, ku ka mbrojtur ngjyrat e Zrinjski Mostar dhe Gabela. Së fundmi, ka qenë pjesë e NK Rudes.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë,
Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e radhës në skuadër, Ivica Batarelo, mbrojtës qendror nga Kroacia, me një karrierë të ndërtuar në disa klube të njohura të rajonit.
Batarelo është produkt i akademisë së HNK Hajduk Split!
Me përvojën e tij dhe mentalitetin garues, Batarelo pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e FC Ballkanit për sezonin e ri. Mirë se vjen, Ivica. /Telegrafi/
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...