Një ngjarje tragike ka ndodhur dje në fshatin Dardani të Ferizajt ku një fëmijë i moshës 3 vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura.
Fëmija do të varroset sot në fshatin Mirosalë.
Sipas policisë, ngasësi ka lidhje familjare me viktimën.
Zyrtari rajonal i Policisë për Ferizajn, Kanun Veseli, konfirmoi për Klankosova.tv, se fëmija ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e tij.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, thuhet në përgjigjen e Veselit./Arbresh.info/
Tragjedi në Ferizaj, 3-vjeçari vdes pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...