Aplikacioni kontrovers FaceApp, që u plakte fytyrën e përdoruesve, na tregoi edhe një herë se sa shumë njerëzit kanë dëshirë ta shohin vetën, në një realitet ndryshe.
Në këtë drejtim po punon edhe Instagram, që është duke testuar një efekt që e ndryshon sfondin e fotografive, që postohen në Story.
Sikur sfondi i gjelbër, në të cilën ndryshohet dukja varësisht nga dëshira, njëjtë po punon edhe Instagram, që imazhi i përdoruesit të duket sikur është shkrepur në ndonjë ambient tjetër.
Mjafton të bëhet një selfie dhe më pas të vendoset në ndonjë prej sfondeve të caktuara.
Vendosja e fotografisë, përputhet shumë me hapësirën, duke mos u vërejtur ndonjë linjë ndryshua apo skaj i caktuar.
Deri më tani, janë vetëm disa sfonde, që janë në dispozicion, mirëpo këto pritet të shtohen në të ardhmen e afërt, sepse do jetë efekt shumë i pëlqyeshëm.
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...