Google ka prezantuar funksionin e ri për blerje online i cili fillimisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues në SHBA.
Funksioni i ri “style recommendations” vjen në kuadër të aplikacionit Google dhe do ju ndihmojë të zgjidhni rroba që përputhen me stilin tuaj të veshjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky seksion do të rekomandojë rroba dhe aksesorë të ndryshëm. Për më tepër, kompania do të kujtojë preferencat tuaja edhe për herën tjetër, dhe do të merrni rezultate bazuar në to.

Por, kjo nuk është e gjitha. Gjiganti teknologjik thekson se ju mund edhe të specifikoni markat që pëlqeni.
Pasi të zgjidhni markat, rezultatet e kërkimit do t’i japin përparësi vetëm produkteve nga ato marka.

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor