Një padi e paraqitur në gjykatën federale në SHBA akuzon Google për përgjimin e privatësisë së njerëzve duke ndjekur vendndodhjen e përdoruesve të telefonave pavarësisht se cilësimet e “historisë së vendndodhjes” janë fikur, bën të ditur Daily Mail Online.
Padia e paraqitur të premten nga një njeri në Kaliforni kërkon dëmshpërblime për dëmtime të paspecifikuara së bashku me statusin për të përfaqësuar të gjithë përdoruesit e iPhone në SHBA ose telefonave të cilët kanë fikur historikun e vendndodhjes në mënyrë që të mos kenë lëvizjet e tyre të përgjuara nga Google.
“Google ka shfaqur bindshëm për përdoruesit e sistemit të tyre operativ dhe aplikacioneve që aktivizimi i cilësimeve të caktuara do të parandalojë ndjekjen e lokacionit gjeografik të përdoruesit,” është deklaruar në padi. “Ky përfaqësim ishte i rrejshëm.”
Padia akuzon Google për shkeljen e ligjit të privatësisë dhe citon një raport të lajmeve të javës së kaluar të konfirmuar nga studiuesit e universitetit.
Google nuk iu është përgjigjur një kërkese për koment.
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën