Samsung sapo ka njoftuar se një nga telefonat e saj më të mirë të krijuar ndonjëherë, Galaxy S9 + ka fituar titullin “Pajisja më e mirë e lidhur ” në çmimet vjetore të Global Mobile Awards (GLOMO Awards).
Në fakt, telefoni i mençur mori më shumë se 30 çmime në Kongresin Botëror Mobil 2018 falë dizajnit mahnitës, veçorive të përparuara të kamerës dhe performancës së përgjithshme.
Përveç Galaxy S9 +, produktet e tjera të Samsung që u shpërblyen në Kongresin e vitit 2018 për teknologjitë e tyre të reja përfshijnë Samsung Pay, Gear VR me Controller dhe Samsung DeX. Secili prej këtyre pajisjeve është lavdëruar në GLOMO dhe ka marrë çmime të ndryshme.
Një nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave që shpalosi modelet e saj më të reja në Kongres këtë vit, Samsung pret që Galaxy S9 dhe S9 + të shiten më mirë se paraardhësit e tyre.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi