Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire prezantoi sot një projektligj, ku propozohet një taksë shtesë ndaj gjigantëve të internetit.
Në dhjetor, Franca kërcënoi se do të vendosë një taksë të sajë mbi të ardhurat ndaj kompanive gjigante dixhitale, në rast se 28 anëtarët e Bashkimit Evropian nuk do të binin dakord për një taksë në nivel evropian ndaj aktorëve kryesorë të internetit deri në fund të këtij muaji.
Deri tani anëtarët e BE-së janë përpjekur për muaj të tërë që të arrijnë një marrëveshje mbi një taksë evropianë, por deri tani kanë dështuar.
Sipas Le Maire, “kjo taksë pritet të sjellë 400 milionë euro të ardhura këtë vit, një shumë që pritet të rritet në mënyrë progresive në vitet në vijim”
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...