Ndërsa Inteligjenca Artificiale (Al) po avancon, lojtarët e mëdhenj teknologjik po luftojnë për epërsi në fushë.
Google krenohet me Geminin e saj, ndërsa Samsung mburret me Galaxy Al që së fundmi debutoi me serinë e re Galaxy S24.
Dhe të mos harrojmë Apple dhe Metan që po ecin në hap me konkurrencën duke zhvilluar veçoritë e veta me Al.
Sipas mediave të huaja, Meta po përdor Al për të fuqizuar rekomandimet e videove në Facebook.
Shefi i Facebook, Tom Alison, tha se algoritmi i ri i rekomandimit të videove tashmë mundësohet nga Al.
Plani është që ky “motor” i ri rekomandimi të shpërndahet në të gjitha seksionet e videove nga Facebook.
Bëhet e ditur se ky hap nga kompania teknologjike po ndikon që edhe koha dhe numri i shikimit të videove të rritet. /Telegrafi/
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstitui...
BE-ja vendos t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë
Bizneset paralajmërojnë humbje me kalimin në tregun e lirë e...
Bajrami pas refuzimit të AKK-së: S’kemi ftuar takim në zyre ...
Zgjohesh me sy të fryrë? 11 shkaqe të pazakonshme dhe si t’i...
Hoxha: Nga 12 milionë vizitorë asnjë ngjarje kriminale me tu...