Rrjeti sociale Facebook do të bëjë një tjetër ndryshim pas hapit drastik për të ulur “shikueshmërinë” e faqeve të lajmeve dhe për t’i dhënë përparësi profileve private.
Tashmë, gjiganti social do t’i japë përparësi burimeve lokale të lajmeve për ndjekësit në të njëjtën zonë, një përpjekje për të shmangur mediat “ndarëse” dhe për të promovuar angazhimin qytetar, sipas Mark Zuckerberg.
“Duke filluar sot, do të tregojmë më shumë histori nga burimet e lajmeve në qytetin apo lagjen tuaj lokale”, shkroi Zuckerberg në një post në Facebook të hënën. “Nëse ndjek një botues lokal ose nëse dikush ndan një histori lokale, mund të shfaqet më shumë në furnizuesin e lajmeve [tuaj]”, shkruan ai.
Ndryshimi i algoritmit do të testohet së pari në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të zbatohet në vende të tjera më vonë këtë vit. Sipas CEO i Facebook, prioritizimi i lajmeve lokale do të ndihmojë në nxitjen e angazhimit qytetar dhe në krijimin e dialogut konstruktiv për çështje më pak të përçara sesa ato që zakonisht diskutohen në mediat kombëtare apo ndërkombëtare.
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...