Rreziqet e sulmeve kibernetike janë më shumë se dyfishuar në më pak se pesë vjet.
Dhe siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje.
Numri i dobësive të cloud në mbarë botën – që do të thotë pika të dobëta të mundshme në sisteme – u dyfishua në vetëm katër vjet, duke u rritur nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit të X-Force të IBM.
Analiza u krye midis 2019 dhe 2023 duke gjurmuar platforma dhe shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën.
Bosnja, Serbia dhe Shqipëria janë më të rrezikuara në Evropë
Zona më e cenueshme nga sulmet kibernetike duket se është Ballkani sipas hulumtimeve të reja.
Një renditje e përpiluar kohët e fundit nga kompania Kloudle emëroi Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Shqipërinë si vendet më të cenueshme në kontinent ndaj shkeljeve të sigurisë së cloud.
Me një rezultat rreziku prej 71%, më e cenueshme nga të gjithë është Bosnja dhe Hercegovina, shkruan euronews.
Gjithashtu, ka rezultatin më të ulët të gatishmërisë për siguri kibernetike.
Bëhet e ditur se Bosnja pasohet nga Serbia dhe Shqipëria, të cilat kanë një rezultat të përgjithshëm të rrezikut përkatësisht 69% dhe 67%.
Megjithatë, Serbia dhe Shqipëria kanë nivele shumë më të larta gatishmërie.
Britania e Madhe dhe Italia nën sulm
Mbretëria e Bashkuar u rendit e katërta për sa i përket rreziqeve të përgjithshme për shkak të numrit të lartë të sulmeve në dy dekadat e fundit.
Italia është ekonomia tjetër e madhe evropiane e rrezikuar.
“Dobësitë e ekspozuara në vende si Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme”, tha CEO dhe themeluesi i Kloudle, Akash Mahajan.
“Ne duhet t’i japim përparësi edukimit për sigurinë kibernetike dhe të zbatojmë masa të forta për mbrojtjen e të dhënave ndërsa vazhdojmë të mbështetemi më shumë në teknologjitë cloud. Këto përfshijnë auditime të rregullta të sigurisë, programe trajnimi të punonjësve dhe miratimin e teknologjive të avancuara të enkriptimit”, shtoi ai.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...