Diskriminoi punëtorët, Google detyrohet të paguajë 2.6 milionë dollarë

09:38 | 2 Shkurt 2021

Kompania Google do të paguajë 2.6 milionë dollarë për punonjësit aziatikë që kryen punën e inxhinerit, ndërsa u diskriminuan në pagë dhe punësim, thotë Departamenti i Punës në SHBA.

Google ka rënë dakord të paguajë 1.4 milion dollarë paga të prapambetura dhe interesa për 2,565 punonjës inxhinierë për shkak të diskriminimit të pagës dhe 1,2 milion dollarë për 1,757 gra të regjistruara dhe 1,219 kandidate aziatike që nuk janë punësuar si inxhinierë, transmeton portali arbresh.info

Dallimet në pagat në lidhje me punonjësit femra në punët e inxhinierëve të softuerit u zbuluan gjatë një vlerësimi rutinë të pajtueshmërisë, tha departamenti në një deklaratë.

Kandidatët dhe kandidatet aziatikë të punës kanë qenë në disavantazh nga nivelet e ndryshme të punësimit në punët e inxhinierëve të programeve kompjuterike në vendet e Google në San Francisco dhe Sunnyvale, California, si dhe në Kirkland, tha departamenti.

Google tha se ishte i kënaqur për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi auditimet 2014-2017, në një deklaratë të dhënë për mediat, përfshirë The Verge dhe TechCrunch./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara