Së fundmi ka dalë në shitje Cadillac ATS-V i presidentit amerikan Joe Biden.
Me 464 kuaj fuqi, ky sedan sportiv ka qenë nën pronësi të presidentit që nga viti 2017, ndërsa tani po shitet në ankandin Cars&Bids.
Megjithatë, lidhja presidenciale nuk është e vetmja gjë që e bën të veçantë këtë veturë.
Rezulton se të qenit figurë publike vjen me disa përfitime, siç përshkruhet në dokumentacionin e paraqitur në ankand. Kjo pasi pas shumë kërkesave të presidentit që modeli ATS të pajiset me veshjen Kona Brown, rezultati është vetura e tij një ATS-V.
ATS-V ka rrota prej bronzi të cilat u shtuan nga Delaware Cadillac, dhe përmban paketën e sigurisë e cila nuk vjen me dyer antiplumb por ka një ekran të hapur, transmeton Telegrafi. Fuqia e tij mbështetet edhe në transmisionin automatik me tetë shpejtësi.
Deri më tash oferta për të zotëruar veturën e Biden kap vlerën e 29,046 dollarëve (26,982 euro) por ky çmim pritet të rritet ditëve në vijim. /Telegrafi/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...