Renault Megane RS i ri, premiera e të cilit pritet të bëhet muajve të ardhshëm, dallon nga ana vizuale nga modeli standard dhe ka një pamje “agresive” sportive
Në fotografinë, e cila ka rrjedhë në internet, shihet një pjesë e automobilit të ri.
Pritet që Megane RS të ketë motor turbo-benzinë prej 1.8 litra, të cilin e përdorë edhe modeli sportiv Renault Alpine A110.
Automobili pritet të disponojë me rreth 300 kuaj fuqi dhe ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ose edhe opsionin automatik prej shtatë shpejtësive.
Spekulohet se Renault Megane RS për vitin 2018 mund t’i prezantohet publikut kah fundi i majit, në kuadër të garës Formula 1 për shpërblimin e madh të Monakos, derisa paraqitja në panair do të rezervohet për shtator në auto-sallonin në Frankfurt. Tash për tash nuk ka raportime as për çmimin e kësaj veture.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...