OpenAI njoftoi se ChatGPT tani do t’u kujtojë përdoruesve të bëjnë një pushim nëse e gjejnë veten në një bisedë veçanërisht të gjatë me këtë chatbot të Inteligjencës Artificiale.
Karakteristika e re është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për t’i bërë përdoruesit të kultivojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me asistentin me Al.
Njoftimi i kompanisë sugjeron që njoftime do të shfaqen në ekran, që përdoruesit do të duhet të klikojnë ose prekin për të vazhduar përdorimin e ChatGPT.
“Keni biseduar për një kohë, a është tani momenti për një pushim?”, thuhet në njoftim.
Sistemi është i ngjashëm me njoftimet që lojërat e Nintendo Wii dhe Switch shfaqin kur lojtarët i luajnë ato për një kohë të gjatë. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...