Bugatti ka shitur makinën më të shtrenjtë në botë.
Bëhet fjalë për La Voiture Noire që është shitur plot 11 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Makina që është tërësisht e zezë kombinon performancën e Bugatti Chiron me stilin e llojit legjendar të brendit të vitit 1936, Ac Atlantic.
Rezultati i këtij kombinimi është një nga krijimet më të mprehta në katër rrota që është parë ndonjëherë.

La Voiture Noire, e cila përkthehet në Makina e Zezë, është ndërtuar për një klient të vetëm të pasur të Bugattit, por gjithashtu për të festuar historinë 110-vjeçare të prodhuesit./Arbresh.info/

Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...