Hiper-makina që vjen si pjesë e një edicioni të limituar, është bazuar në EB110 SS.
Kemi dëgjuar kohë më parë, se Bugatti do ta sjellë një makinë të fuqishme, ndërsa para disa ditësh, u shpërndanë pamjet, që tregon se ky model është bazuar në EB110 SS dhe do të ketë shumë fuqi, transmeton Telegrafi.
Me këtë model, që ishte më i shpejti pas vitit 1990, do të nderohet themeluesi Ettore Bugatti, në 110 vjetorin e lindjes, andaj edhe është quajtur Centodieci, që në gjuhën italiane nënkupton 110.
Dizajni i Centodieci lë të kuptohet se ka ngjashmëri të madhe me EB110 SS, duke filluar nga forma e patkoit në pjesën e përparme, përmasat e njëjta në të gjitha anët si dhe hapësira me tri ndarje për hyrje të ajrit.
Centodieci e ka motorin me 8 litra VV16 që prodhon 1,600 kuaj fuqi, që është për 100 kuaj fuqi më shumë se Chiron. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ë zë për 2.4 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 380 kilometra në orë.
Ndryshe nga La Voiture Noire që ka ngjyrë të zezë, Centodieci është me ngjyrë të bardhë. Si pjesë e edicionit të limituar, Bugatti Centodieci vjen në dhjetë njësi që kushtojnë nga tetë milionë euro.
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite qëllohen për vde...
Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe ...
Kallas në Beograd: Koha të rifillojë dialogu midis Kosovës d...
Përkujtohen sot 118 të burgosurit e vrarë në masakrën në Bur...
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës
Kryediplomatja Kallas viziton sot Kosovën