Prodhuesi gjerman i automobilave BMW shënoi rritje të profitit në çerekun e parë prej 27 për qind, si rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të tij në shërbimin HERE, pas hyrjes së Intel.
Fitimi në çerekun e parë ka arritur në 3,01 miliardë euro, dukshëm mbi parashikimet e tregut prej 2,38 miliardë dhe 2,25 miliardë euro.
Vlera e aksioneve të BMW-së në HERE kanë kontribuar në rezultat me 183 milionë euro, derisa rezultati financiar ka mbështetur profitin me 122 milionë euro.
BMW ka konfirmuar rritjen e butë të profitit në shkallë vjetore dhe marzhën e profitit të auto biznesit ndërmjet 8 dhe 10 për qind. Në çerekun e parë marzha operuese ra në 9,0% në krahasim me nivelin e vitit të kaluar prej 9,4%.
Shitja e kompanisë në çerekun e parë shënoi ngritje prej 12% në 23,5 miliardë euro, derisa parashikimet e analistëve ishin prej 22,1 miliardë euro.
Ndryshe, aksionet e BMW-së shënuan ngritje të fuqishme pas publikimit të këtyre informacioneve.
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...