Ndryshojnë planet, DBX nuk do të jetë tërësisht elektrik, por një hibrid i fuqishëm
Andy Palmer që është një prej drejtuesve kryesor në Aston Martin, ka bërë të ditur se DBX do të jetë një crossover që lëvizë me benzinë dhe bateri, transmeton Telegrafi.
“Nuk është se na mungojnë kapacitetet prodhuese, por do të provojmë se si funksionon si hibrid. Vetura që do të jetë tërësisht elektrike, do të jetë Lagonda”, ka bërë të ditur Palmer.
Në anën tjetër, partneriteti që ka me kompaninë Daimler, i mundëson që kjo makinë të ketë motorin e AMG V8, i cili do të jetë në Vantage të ri dhe të katërtin DBS Superleggera.
Sistemi elektrik, pritet të ofrojë deri 200 kuajfuqi, teksa pjesa tjetër që lëvizë me benzinë rreth 500 njësi tjera, duke ngritur kështu fuqinë maksimale në 700 kuajfuqi.
Prodhuesi anglez është duke bërë përpjekje të mëdha, që t’i hibridizojë modelet e reja, duke u bazuar në rregulla, që makinat të lirojnë sa më pak ndotje.
Por, nuk është bë e ditur, se kur do të lansohet ky SUV që po pritet prej kohësh nga entuziastët. /Telegrafi/






Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...