Transportuesi kombëtar i Arabisë Saudite do të blejë 50 fluturake elektrike nga prodhuesi gjerman Lilium NV.
Blerja vjen me një opsion për të dyfishuar blerjen ndërsa Mbretëria kërkon mënyra të avancuara të udhëtimit drejt atraksioneve turistike, shkruajnë mediat e huaja.
Saudia dhe Lilium nënshkruan marrëveshjen e shitjes të enjten në një ngjarje në Gauting pranë Mynihut, ku ndodhet Lilium.
Saudia planifikon të vendosë ato nëpër vende të ndryshme.
Këto përfshijnë Jeddah, ku do të transportojë pasagjerë nga qyteti në hotele në Mekë për turizëm fetar.
Të tjerat do të jenë në kryeqytet dhe në Detin e Kuq, ku fluturakja do të transportojë njerëz midis aeroporteve dhe projekteve që do të kthehen në vende turistike. /Telegrafi/
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...