Ndërsa kufjet Apple Vision Pro pritet të dalin në treg muajin e ardhshëm, kompania ende nuk e ka konfirmuar datën.
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, brenda javës së ardhshme pritet të ketë një njoftim zyrtar nga Apple, kohë kjo e cila përkon me eventin më të madh teknologjik, CES.
Bëhet e ditur se, kufjet tashmë kanë filluar të dërgohen në magazinat e SHBA-së në një shkallë të vogël.
Ndryshe, Gurman raporton se një takim tre-orësh është planifikuar për të gjithë punonjësit në dyqanet e Apple në të gjithë SHBA-në më 21 janar, në lidhje me produktin e ri.
Rajonet tjera, përfshirë Kinën, Kanadanë, dhe Britaninë e Madhe, mund të jenë të radhës. /Telegrafi/
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...