Prodhuesi i smartphone XciaomXiaomi ka blerë një seri patentash të Nokias, në një lëvizje që duket si përgatitore nga kompania kineze për të hyrë në tregjet perëndimore.
Ky veprim vjen pas atij të vitit të kaluar, kur Xiaomi bleu 1500 patenta të Microsoft.
Marrëveshja me Nokian që ka të bëjë dhe me licencat e përdorimit për të dy kompanitë për standardet celulare, vjen në një moment të vështirë për Xiaomi, pasi konsiderohet si yll në rritje në telefoninë celulare.
Shoqëria, e mbiquajtur edhe “Apple i Kinës”, për shkak të ngjashmërisë së smartphone-ve të saj me iPhone, në 2014 arriti në një kohë shumë të shkurtër vendin e tretë në klasifikimin botëror të prodhuesve të smartphone, një pozicion që vitet e fundit e ka humbur, por vazhdon të jetë superior ndaj kompanive të tjera kineze si Huawei, Oppo apo Lenovo.
Duke parë një zgjerim në Europë dhe SHBA, Xiaomi kishte emëruar zv. presidentin Hugo Barra, ish menaxherin e Google. Por ikja e tij nga kompania lindore në janar, ka ngadalësuar markën në Perëndim.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet