Hapja e çdo llogarie në rrjetet sociale dhe hapësirat ju kërkon vendosjen e një fjalëkalimi e mundësisht një kombinim numrash e simbolesh në mënyrë që mos të gjendet lehtë.
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga ekspertët mbi sigurinë, miliona njerëz nëpër botë vazhdojnë të përdorin fjalëkalime tejet të lehta.
Një kompani për sigurinë kibernetike ka zbuluar fjalëkalimet më të vjedhura për vitin që lamë pas dhe në krye të listës, për të pestin vit radhazi qëndron “123456” dhe vetë fjala “password”.
Sipas një artikulli publikuar në DailyMail, fjalëkalimet që përdoren masivisht por që nuk duhet janë këto: 123456; password; 123456789; 12345678; 12345; 111111; 1234567; sunshine; qëerty; iloveyou; princess; admin; welcome; 666666; abc123; football; 123123; monkey; 654321; !@#$%^&*; charlie; aa123456; donald; password1; qwerty123
Pjesa më e madhe e fjalëkalimeve të gabuara janë gjithashtu emri i personit, apo hobi që ai ka. Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Në këtë mënyrë, nëse një haker arrin të vjedhë një prej fjalëkalimeve që përdorni, të paktën nuk do të mund të futet në llogaritë e tjera që keni.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit