Në tre mujorin e dytë të 2019-ës Snapchat ka pasur plotë 203 milionë përdorues aktivë të Snapchat, një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë dhe 7% krahasuar me tre mujorin e kaluar.
Lajmi vjen pas disa tre mujorësh në rënie, diçka shumë shqetësuese për investitorët.
Jo më pak aplikacioni i ridizajnuar i Snapchat lançuar në Android tre mujorin e kaluar pati një impakt.
Snap thotë se përdoruesit po dërgojnë 7% më shumë Snap-e me aplikacionin e ri.
Sa i përket performancës financiare, Snap ende nuk është fitimprurës por po i afrohet asaj dite.
Kompania kishte 388 milionë dollarë të ardhura, një rritje me 48% krahasuar me një vit më parë.
Por ende humbi 255 milionë dollarë, 28% më pak sesa vitin e kaluar.
Platforma Snap Discover gjithashtu po merr më shumë angazhim se në të kaluarën.
Audienca e Discover u rrit me 35% krahasuar me vitin e kaluar.
Koha e shpenzuar çdo ditë në këtë platformë është rritur me 60%.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...