Milani e ka prezantuar edhe zyrtarisht Mario Manduzkicin.
Klubi italian dhe sulmuesi kroat kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit me mundësi për të vazhduar edhe për një vit tjetër.
Lindur në Slavonski Brod (Kroaci) më 21 maj të vitit 1986, Mario Mandzukic filloi karrierën e tij profesionale në 2004 me NK Marsonia para se të bashkohej me NK Zagreb dhe GNK Dinamo Zagreb.
Në verën e vitit 2010, ai u transferua në Gjermani për të luajtur për VfL Wolfsburg (60 paraqitje dhe 20 gola) dhe Bayern Munchen (88 paraqitje dhe 48 gola).
Në sezonin 2014/15, ai vazhdoi të luante për Atletico Madridin, duke shënuar 20 gola në 43 paraqitje para se të bashkohej me Juventusin.
Në pesë sezonet e tij me FC Juventus, ai bëri 162 paraqitje dhe shënoi 44 gola. Në janar 2020, ai u bashkua me skuadrën e Katarit Al-Duhail me një gol në 7 paraqitje.
Mandzukic ka fituar 24 trofe duke përfshirë 1 Ligë të Kampionëve, 1 Super Kupë UEFA, 1 Kupë Botërore të Klubeve, 9 kampionate dhe 12 Super Kupa.
Ai është shënuesi i dytë më i mirë ndonjëherë i ekipit kombëtar të Kroacisë me 33 gola në 89 paraqitje.
Mario Mandzukic do të veshë fanellën me numrin 9 te Milani.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...