Mbrëmë është mbyllur faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve, ku tashmë dihen gjysmëfinalistët e këtij kompeticioni.
Teksa ditën e sotme UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës, ku ka lojtarë nga shtatë skuadra, prej tetë sa ishin gjithsej, shkruan Arbresh.info.
Nga ky formacion ideal mungon vetëm ndonjë lojtar i Liverpoolit, të cilët u mposhtën 0:2 nga Parisi në ndeshjen e kthimit.
Në portë është portieri i Atletico Madridit, Musso. Mbrojtja përbëhet nga Quaresma i Sportingut, Upamecano i Bayernit dhe Marquinhos i PSG.
Mesfusha është e përbërë nga Kimmich, Arda Guler, Llorente e Zubimendi. Kurse në sulm janë Dembele, Olise dhe Ferran Torres./Arbresh.info

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund