Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një person në rrjetin social Facebook.
Përmes në postimi në llogarinë e saj, Salihu ka thënë se përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.
“Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar. Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, përpjekjet për ta frikësuar, denigruar dhe poshtëruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk mund ta ndalin.
“Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur”, ka thënë ajo.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...