Këshilltari mjekësor i Premierligës, Mark Gillett, e ka pranuar se rregullat për distancim social do të jenë në fuqi për gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm.
Liga elitare e futbollit në Angli ka lajmëruar këtë pasdite se klubet e Premierligës do t’i rinisin stërvitjet në grupe të vogla nga e mërkura, duke i hapur kështu rrugë kthimit të ndeshjeve më 12 qershor, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Mark Gillett ka paralajmëruar se ndeshjet do të duhet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura si në Gjermani për deri në 12 muajt e ardhshëm.
“Ata e kanë bërë të qartë që kjo situatë sociale, situata e shëndetit publik nuk do të ndryshojë për gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm”, ka thënë Gillett në një intervistë të dhënë për BBC.
“Pavarësisht momentit kur po bëhet kjo bisedë, ne do të duhet të mësohemi të bëjmë ndryshime kulturore edhe në kampet stërvitore dhe në sjelljet e futbollistë. Është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë”.
Ndërkohë, kreu i ligës, Richard Masters, nuk pranoi ta konfirmojë nëse 12 qershori është data zyrtare e kthimit të ndeshjeve të Premierligës, përkundër që u shpreh optimist për kthimin e shpejtë të ligës.
Kundërshtohet pagesa ditore për prindërit e fëmijëve mbi 15 ...
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...