Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Davide Zappacosta, i është bashkuar Romës si lojtar i huazuar për gjashtë muaj, me opsion për të qëndruar deri në qershor të vitit 2020.
Transferimi i tij u kompletuar sot, pasi ai kishte mbërritur në Romë mbrëmë për t’i kryer testet mjekësore, transmeton Gazeta Express.
“Zappacosta i bashkohet Romës nga klubi anglez fillimisht si lojtar i huazuar për gjashtë muaj, pra deri në janar të vitit 2020. Si pjesë e marrëveshjes, ekziston një opsion që ai ta zgjasë huazimin deri në qershor 2020”, thuhet në njoftimin e Romës.
Në të njëjtën kohë, Chelsea njoftoi se Zappacosta e ka zgjatur kontratën me klubin nga Premierliga deri në qershor të vitit 2022.
“Jam i lumtur që kam ardhur në Romë pas një përvoje jashtë vendit, e cila më ka ndihmuar vërtet shumë, si njeri dhe si lojtar”, tha Zappacosta.
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...