Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës dhe shpallur zgjedhjet, nuk është kushtetues.
Ai ka paralajmëruar dërgimin e kësaj lëndë në Gjykatën Kushtetuese.
“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve nuk është kushtetues, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit ushtrohet vetëm në raste të paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta. Andaj kjo përbën një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Kurti, në një konferencë për media.
Kurti tha se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e saj Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se nuk është konsumuar afati prej 60 ditësh dhe tri raundet e votimit për president.
Ai tha se me këtë vendim, Osmani pamundësoi mbajtjen e një séance sot pasdite, për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Na u pamundësua një seancë për sot pasdite. Do të ratifikohesin disa marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kurti.
Kurti tha se tani po sheh zell për zgjedhje të reja, duke shtuar se nuk beson që do të bëjnë diferencë të mëdha në rezultat.
“Nuk besoj se zjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re…Zgjedhjet do të kushtojnë së paku 10 milionë euro, për ta përsëritur rezultatin. Nuk shoh diferenca të mëdha”, tha Kurti
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...