Vedat Muriqi i ka vendosur fund spekulime të shumta duke vendosur për të ardhmen e tij.
Sulmuesi kosovar i skuadrës turke Rizespor është përfolur shumë për transferim te klubet rivale në Superligën e Turqisë si Fenerbahce dhe Galatasaray, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, reprezentuesi i përfaqësues sonë i ka shuar shpresat dy gjigantëve duke konfirmuar se do të respektojë kontratën e tij.
“Sonte kam pasur një bisedë në telefon me Hasan Kartalin dhe i tregova vendimin tim rreth të ardhmes”, ka shkruar Muriqi.
“Dua të bëjë me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar”
Kontrata e tij përfundon në sezonin e ardhshëm dhe në rast se vendos për të mos e vazhduar atë, Muriqi mund të jetë në gjendje të largohet falas./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...