Thomas Tuchel edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re me kombëtaren e Anglisë.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të kombëtares angleze, shkruan Arbresh.info.
Gjermani do të vazhdojë të jetë në stolin e ‘Tre Luanëve’ deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian të vitit 2028, i cili do të mbahet pikërisht në Britaninë e Madhe.
Tuchel mori zyrtarisht detyrën në janar të vitit 2025.
Ai deri më tani ka drejtuar Anglinë në 10 ndeshje, përfshirë dy miqësore, ku ka vetëm një humbje atë me Senegalin 3-1.
Anglia me Tuchel në stol arriti të kualifikohet në Botëror me bilanc qind për qind në grupin kualifikues duke arritur 24 pikë, shënuar 22 gola dhe mos pësuar asnjë./Arbresh.info
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...